
Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kuvendin e Kosovës, ku dështoi votimi i nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.
Para mediave, Bajrami ka vlerësuar se Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe kryetar i VV-së, është duke e bllokuar konstituimin e Kuvendit ngase nuk i ka numrat për të formuar qeverinë.
“Është e qartë që Albin Kurti nuk i ka numrat për të formuar Qeverinë, dhe kjo është arsyeja pse ai po vazhdon me një bllokadë të tillë që po e mban peng të gjithë vendin” – tha Bajrami, transmeton Gazeta Politika.



