Bedri Hamza prezanton programin për shëndetësinë: Sigurime shëndetësore, barna falas dhe Spital Rajonal për Prishtinën

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar zotimin e tretë elektoral të partisë së tij, i cili lidhet me sektorin e shëndetësisë.

Hamza tha se synimi i tij është ndërtimi i një sistemi shëndetësor më cilësor, më të shpejtë dhe më të qasshëm për qytetarët.

banner

“Shëndeti nuk është privilegj. Është e drejtë”, deklaroi ai në konferencë për media.

Sipas Hamzës, një nga masat kryesore do të jetë zbatimi i sigurimeve shëndetësore.

“Do të zbatojmë sigurimet shëndetësore, në mënyrë që askush të mos mbetet pa trajtim për arsye financiare”, tha ai.

Ai premtoi edhe furnizim të rregullt me barna esenciale dhe barna falas për pacientët me sëmundje kronike.

Po ashtu, Hamza tha se do të modernizohen spitalet ekzistuese, do të investohet në QKUK dhe do të ndërtohet Spitali Rajonal i Prishtinës.

Në programin e prezantuar përfshihet edhe krijimi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, investime në pajisje moderne diagnostikuese dhe digjitalizimi i sistemit shëndetësor.

Ai premtoi gjithashtu Program Kombëtar për Kancerin, qendra rehabilitimi, mjekësi mobile për zonat rurale dhe themelimin e Qendrës Kombëtare për Trajtimin e Varësive.

“Shëndetësia nuk është shpenzim. Shëndetësia është investim”, deklaroi Hamza.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.