
Artan Behrami, deputet i zgjedhur i PDK-së, i ka reaguar Mefail Bajqinovcit, deputet i zgjedhur i VV-së, rreth kthimit ose jo të gjyqtarëve serbë.
Behrami e ka bërë të qartë se është kundër kthimit të gjyqtarëve serbë të dorëhequr.

Postimi i plotë:
Mefi, mos rrej bre. Se tash që ke lëshu mjekërr, nuk të ka hije me rrejt shumë.
Mefi po mundohet me ndërru pak temë. Me largu vëmendjen nga trolli i VV-së, Lule Gjeli.
Pyetja ishte që mbledhja ka dështuar. Çfarë po ndodh? Askund nuk më pyet nëse jam për apo kundër kthimit të tyre.
Unë jam kundër kthimit të tyre.
Jam edhe për rrëzimin e krejt villave ilegale.
Jam edhe për me i rrasë në burg hajnat e juaj, nga Martini deri te Nagipi etj., etj.
Jam me dëbu edhe Dejonën nga Kosova për organizimin e sobave të propagandës dhe nxitje të urrejtjes.
Jam edhe kundër lojës së BE-së që e bën bashkë me juve.
Tash vazhdoni jetësimin e autonomisë së serbëve në veri, që e ka pranu babai juaj ideologjik në Bruksel dhe Ohër!



