
Gazetari dhe analisti politik thotë se çështja e ekspozitës për masakrat është më serioze sesa është paraqitur deri më tani.
Gazetari dhe analisti politik, Berat Buzhala, ka reaguar ashpër lidhur me përmbajtjen e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, pas konstatimit të pasaktësive në disa prej materialeve të ekspozuara.
Sipas Buzhalës, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, duhet të arrestohet për, siç ka thënë ai, falsifikim të historisë përmes përdorimit të “fakteve” serbe.
“Po get Shkëlzen Gashi duhet me u arrestu, për falsifikim të historisë, përmes përdorimit të ‘fakteve’ serbe. Dita paska me qenë e gjatë, kurse çështja qenka edhe ma serioze se sa që kemi mendu”, ka deklaruar Buzhala.



