
Veprimi bie ndesh me Ligjin për Protokollin e shtetit që obligon institucionet ta mbajnë fotografinë e presidentes.
Raportohet se ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, nga radhët e Partisë Guxo, ka larguar fotografinë e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nga zyra e tij.
Kjo është vërejtur në një video të publikuar nga vetë ministri në rrjetin social Facebook, ku në ambientin e zyrës fotografia e presidentes nuk shihet më në vendin ku ka qenë më herët, percjell Nacionale.
Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, përkatësisht nenit 20, paragrafi 3, të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës obligohen ta mbajnë fotografinë e presidentit në zyrat e tyre.
Largimi i saj nga zyra e ministrit ngre pikëpyetje lidhur me respektimin e këtij obligimi ligjor.



