Blerta Deliu: Për VV-në, Tanja Vujoviq ishte e pranueshme për nënkryetare, ndërsa Vlora Çitaku jo

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas zgjedhjes së Tanja Vujoviqit nga Lista Serbe për nënkryetare të Kuvendit, duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për qëndrimin ndaj Vlora Çitakut.

“Për Lëvizjen Vetëvendosje, Tanja Vujoviq nga Lista Serbe ishte e pranueshme për nënkryetare të Kuvendit, ndërsa Vlora Çitaku, nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe ambasadorja më e suksesshme e Kosovës në SHBA – JO”, ka shkruar Deliu.

Ajo ka akuzuar VV-në se, sipas saj, në koordinim me Listën Serbe ka organizuar votime të destinuara për të dështuar, me qëllim të krijimit të spektaklit politik.

“Dhe, sikur kjo të mos mjaftonte, në koordinim me Listën Serbe, orkestruan edhe një raund të shëmtuar populizmi, me votime të destinuara për të dështuar, vetëm për spektakël politik”, ka deklaruar ajo.

Deliu e ka përfunduar reagimin duke iu referuar 16 shtatorit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Shihemi pas të 16-it dhe, natyrisht, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese!”, ka shkruar Deliu.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.