
Në 24 orët e fundit, tema e Lule Gjelit, një profili në Facebook, është kthyer në temë nacionale, duke u diskutuar gjerësisht.
Lirim Mehmetaj, gazetar dhe pronar i mediumit VOX Kosova, ka publikuar një shkrim të Lule Gjelit, i cili ishte publikuar nga Kallxo, mediumi i udhëhequr nga Jeta Xharra, moderatore dhe gazetare e njohur.

Mehmetaj ka kërkuar llogari nga Xharra për publikimin e një profili, që gjerësisht konsiderohet si profil i rremë.



