Çitaku: Çfarë turpi! Në organizimin në Vatikan, përbuzet Ambasadori i Kosovës

Sekretarja e PDK-së e quan situatën “katrahurë” dhe akuzon ambasadorin për afera korruptive.

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas një organizimi në Vatikan, ku sipas saj, Ambasadori i Kosovës në Selinë e Shenjtë është anashkaluar.

Çitaku e ka cilësuar këtë situatë si “katrahurë” dhe “jo serioze”, duke theksuar se anashkalimi i misionit diplomatik shkel çdo praktikë shtetërore dhe protokolare.

Ajo gjithashtu ka kritikuar ambasadorin Martin Berishaj, duke e përshkruar si person me “afera korruptive multimilionëshe” që vazhdon të ketë mbështetjen e kryeministrit Albin Kurti. Çitaku ka shtuar se Berishaj, si edhe disa figura të tjera, përfshirë Rozeta dhe Nagipi, mbrohen në mënyrë të pakushtëzuar nga Kurti, duke lënë të hapur pyetjen se përse ndodh kjo.

Back to top button