Çitaku – Kurtit: Nuk e ka problem përmbysjen e rendit kushtetues, por nuk do ta lejojmë

Nënkryetarja e PDK-së akuzon kryeministrin për mungesë bashkëpunimi dhe shkelje të Kushtetutës.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për mungesë respekti ndaj rendit institucional dhe Kushtetutës.

banner

Përmes një reagimi publik, Çitaku ka theksuar se Kurti është përfitues i rezultatit zgjedhor, por sipas saj, ai nuk po e respekton atë në praktikë. “Nëse ka një njeri që nuk e njeh rezultatin zgjedhor në Kosovë, ai je ti. Falë atij rezultati, ti e udhëheq Qeverinë dhe Kuvendin. Po 51% nuk janë 100%”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka shtuar se sjellja shtetërore dhe institucionaliste nuk matet me të kaluarën, por me veprimet aktuale, duke akuzuar Kurtin për mungesë bashkëpunimi dhe kompromisi me opozitën.

Sipas Çitakut, opozita ka treguar konstruktivitet duke votuar pa kushte për çështje të rëndësishme si zgjatjet buxhetore dhe marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe procedurat e përshpejtuara në Kuvend.

Në fund, ajo ka theksuar se PDK nuk do të pranojë nënshtrim dhe ka akuzuar kryeministrin për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë cenimin e rendit kushtetues dhe të shtetit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.