
Opinionisti kritikon votimin e përbashkët mes pozitës, opozitës dhe Listës Serbe, si dhe mungesën e sanksioneve për deputetët me “vota të vjedhura”.
Opinionisti Ilir Deda ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar procesin si një dëshmi të “humbjes së kotë” të një viti të tërë politik.
Sipas tij, zhvillimet e fundit treguan se subjektet politike arritën marrëveshje dhe bashkëpunim mes vete, pavarësisht retorikës së mëhershme përplasuese.
“Me këtë konstituim rekord, thua se po dalin disa fakte të pashmangshme për humbjen kot të gjithë vitit 2025 – Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit, Lista Serbe me nënkryetar, të gjithë bashkë duke votuar për njëri-tjetrin, pa zhurmë, pa propagandë, por me mirëkuptim. Përfshirë aty edhe deputetët me vota të vjedhura, pa kurrfarë sanksioni nga partitë e tyre”, ka shkruar Deda.



