
Edëard Joseph, profesor i njohur amerikan, ka komentuar deklaratën e Volodymyr Zelenskyt, president i Ukrainës, rreth mosnjohjes së Kosovës.
Joseph ka velrësuar se Kosova nuk duhet ta ndalojë ndihmën për Ukrainën.

Në një intervistë për mediumin “Tjetër”, Joseph ka pasur një këshillë për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Në fund të fundit, kjo nuk është çështje lidershipi por çështje shtetarie. Figura kyçe këtu është Kryeministri Kurti. I bëj thirrje që të dalë me një deklaratë zyrtare duke rikonfirmuar mbështetjen absolute të Republikës së Kosovës për luftën e guximshme të Ukrainës. Ai duhet që në mënyrë specifike ta përshëndes lidershipin heroik të Presidentit Zelenski, që është një inspirim kudo… përfshirë Kosovën” – ka theksuar Joseph.



