Deputeti ukrainas i reagon Zelenskyt: Gabim diplomatik, do të vazhdojë luftën për njohjen e Kosovës nga Ukraina

Oleksiy Goncharenko, deputet në Kuvendin e Ukrainës, ka komentuar deklaratën e presientit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për mosnjohjen e pavarësisë.

Goncharenko e ka cilësuar si gabim diplomatik.

banner

Në një reagim në “X”, Goncharenko, që është nismëtar i projektligjit për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Ukrainës, ka theksuar se do të vazdojë luftën për njohjen e Kosovës nga Ukraina.

“Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina DUHET ta njohë shtetin. Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.