Dibran Hoxha reagon pas video-incizimeve: Edhe LDK paska përvetësu metodat e SHIK-ut

Dibran Hoxha ka reaguar pas publikimit të video-incizimeve që lidhen me zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, po zhvillohet gara e brendshme në parti.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha ka shkruar se LDK-ja ka përvetësuar metoda që ai i lidhi me ish-Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).

banner

“Edhe LDK paska përvetësu metoda të SHIK-ut. Inqizime, përgjime, shantazhe, punësime, kushtëzime”, ka shkruar Hoxha.

Në fund të reagimit, ai shtoi edhe një koment ironik:

“Eu rugovista bre!”, ka shkruar Hoxha.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.