
Drejtori i qumështores VITA, Artan Spahija, ka treguar se kanë mbyllur për shtatë ditë qumështoren “VITA” në shenjë revolte.
“Sot e mbyllim fabrikën deri në njoftimin e radhës. Vendimi është që të mbyllet deri sa ata të dalin me një vendim me rezultatet. Ne i kemi kontrollet e analizat të gjitha. Fermerë ju kërkojmë falje por ministri në detyrë është ai që po ju mbyll juve e po ju falimenton. Shpresoj që të kthehemi pas shtatë dite. Nga sot, qumështorja “VITA” nuk punon dhe nuk pranon qumësht”- ka thënë ai.
Tutje, ai ka pasur kritika për mënyrën e aksionit të AUK-ut.
“Para dy muajve në zyrën që kemi mbajtë takimin me ministrin Muja, me Mimozën, ka qenë drejtori i AUK-it, i Doganës dhe kanë kërkuar që të vijnë t’i marrin mostrat, dhe ne kemi qenë të hapur, por jo në këtë mënyrë tinzare, me ardh diku përafërsisht me rreth 7 makina, e 20 e diçka inspektorë”, ka thënë Spahija.
“Ne nuk jemi kriminelë, I mbajmë mbi 500 punëtorë dhe mbi 1000 fermerë.”, ka thënë ai.



