Dyshohet se një grua dhe një person tjetër u vranë nga të shtënat në Livoç të Ulët

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët të Gjilanit.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, në mesin e viktimave janë gruaja e të dyshuarit dhe një person tjetër, që dyshohet të ketë qenë miku i tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive familjare, pas problemeve që lidhen me një divorc.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për informacione zyrtare lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.