Edita Tahiri i përgjigjet ministres serbe: Luftën e fitoi Kosova, Serbia u mposht

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998 do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri tha se deklarata e ministres pasqyron një mentalitet millosheviçian dhe rikujtoi një përballje që kishte pasur me presidentin serb Aleksandar Vuçiq gjatë dialogut në Bruksel.

banner

“Njëherë, në një takim të Dialogut të Brukselit, i pata thënë Vuçiqit se i paska rënë malli për NATO-n, kur ai kërcënoi se mund ta kthente ushtrinë serbe në Kosovë. Tani po ia them të njëjtën kësaj ministreje të Serbisë që paska mentalitet millosheviçian”, ka shkruar Tahiri.

Ajo theksoi se ambiciet për “Serbinë e Madhe” i përkasin së kaluarës.

“Iluzionet për ‘Serbinë e Madhe’ kanë perënduar. Luftën e fitoi Kosova, Serbia u mposht”, ka përfunduar Tahiri.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.