Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Në Jabukë të Zubin Potokut ku dyshohet se ekziston një varrezë masive të hënën kanë arritur ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore, raporton Tëvë1.

Të dielën autoritet e Kosovës njoftuan se në kuadër të hetimeve për varrezën e gjetur në Kalludër të Zubin Potokut është identifikuar edhe ky lokacion ku dyshohet për varrezë masive.

banner

Prokuroria dhe Policia njoftuar se kanë bërë kërkesë në Gjykatën Themelore për lejimin e gërmimeve në këtë loakcikon.

Ndërsa, tre persona janë arrestuar si të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok./Tëvë1

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.