
Analisti Milaim Zeka në emisionin “Click” në RTV21 tha se, nëse partia në pushtet, konkretisht lideri i saj Albin Kurti, e merr edhe sistemin e drejtësisë, atëherë njerëzit do të ikin nga Kosova.
“Nëse ky ‘talibani’ e kap drejtësinë, njerëzit kanë me ik si në kohën e Millosheviqit”, tha ai, shkraun RTV 21.

Më tej ai pati kritika edhe për ambasadat evropiane në Kosovë, duke i quajtur hipokrite.
“Këto reagime janë të pafytyra, ambasadori gjerman i kaluari ndryshe i thotë në zyrë Albin Kurtit, në darkë ndryshe, ambasadori francez dy qëndrime, ambasada amerikane 10 qëndrime. Pse? Se kanë shfrytëzu Albinin, po e shfrytëzojnë jashtëzakonisht mirë vakumin, krisjen e marrëdhënieve mes BE-së, sidomos Francës dhe Gjermanisë, me administratën e Trump. Kurtin e dinë shumë mirë se kurrë nuk ka qenë ma antiamerikan”, tha ai.
“A e di çka po thuhet nëpër kafenetë e Prishtinës? Se krejt i ka të koordinume me bashkësinë ndërkombëtare”, tha ai.



