Kurti i bën thirrje opozitës: Ta zgjedhim presidentin, e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë së re u ka bërë thirrje partive politike e deputetëve për zgjidhjen e çështjes së presidentit. Ka thënë se do të ishte e pafalshme shkuarja e serishme në zgjedhje.

Sipas Kurtit, një diskutim i hapur e i sinqertë mund t’i sjellë vendit president të ri.

banner

“Përpara kemi çështjen e  presidentit dhe një marrëveshje politike mes VV-së dhe LDK-së. Para nesh është sfida me qëndrimin e shprehur nga disa deputetë të LDK-së që nuk duan ta zbatojnë marrëveshjen e arritur me mund e përkushtim. Jemi kaq afër zgjidhjes së presidentit saqë do të ishte e pafalshme të shkojmë në zgjedhje serish për të ardhur prapën në të njëjtën pikë. Ju bëj thirrje liderëve politikë, deputetëve le ta zgjidhin çështjen e presidentit. Le t’i japim vendit tonë institucionet në përputhje me vullnetin qytetar dhe le të ecim përpara”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se gjetja e kompromisit politik është e mundur e sjell rezultat, dhe sipas tij dëshmi e kësaj është konstituimi i Kuvendit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.