
“Reformisti”, një faqe e njohur e afër me LDK-në, ka publikuar një status, ku ka ftuar për një “mbledhje” të dielën para selisë së LDK-së.
Në postimin e tyre, “Reformisti” ka ftuar simpatizanët e LDK-së për t’u mbledhur para selisë qëndrore të LDK-së.

Sipas Reformistit, që gjatë zgjedhjeve ka mbajtur takime online në TikTok me kandidatët për deputetë, LDK-ja nuk duhet të nënshtrohet ndaj vullnetit të pakicës.



