Fatmir Limaj paralajmëron zgjedhje edhe në vjeshtë: Këto nuk janë zgjedhje, por rivotim

Kreu i Nismës thotë se vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje nëse vazhdon “e njëjta logjikë veprimi”.

Fatmir Limaj ka deklaruar se Kosova mund të përballet me zgjedhje të reja edhe në vjeshtë, nëse vazhdon, sipas tij, e njëjta qasje politike pas procesit aktual.

banner

Në emisionin “Debat Plus”, kreu i Nisma Socialdemokrate tha se procesi i 7 qershorit nuk përfaqëson zgjedhje të mirëfillta, por “rivotim”.

“Prapë në vjeshtë do të ketë zgjedhje nëse shkojmë me të njëjtën logjikë të veprimit. Për mua nuk ka zgjedhje, ka rivotim”, është shprehur Limaj.

Ai ka thënë se pas zgjedhjeve nuk ka ndodhur ndonjë zhvillim që do të mobilizonte qytetarët apo të sillte ndryshim real politik.

“Çka ka ndodh diçka që do ta mobilizojë masën, që do të thotë do shkoj të votoj për arsye?”, ka deklaruar Limaj.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.