
Aktori Fatmir Spahiu ka reaguar ndaj diskutimeve për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, duke e cilësuar këtë si një gabim të madh të diplomacisë shqiptare.
Në një postim në Facebook, Spahiu shkroi se, sipas tij, pas nismës “Ballkani i Hapur”, kjo është dështimi më i madh i diplomacisë së Shqipërisë.

“Pas Ballkanit të Hapur, kjo me konsullatën në Shkodër është dështimi më i madh i diplomacisë së Shqipërisë”, ka shkruar ai.
Spahiu argumentoi se hapja e një konsullate shqiptare në Bujanoc nuk mund të krahasohet me hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, duke theksuar lidhjet historike, gjeografike dhe etnike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Kosovën dhe Shqipërinë.
Sipas tij, Shkodra dhe Serbia ndahen nga Kosova, ndërsa hapja e konsullatës serbe në këtë qytet nuk ka logjikë.
“Hapja e konsullatës në Shkodër është sikur ne me hape në Suboticë. Qëllimi është me hile”, ka shkruar Spahiu.



