
Flaka Surroi, opinioniste dhe publiciste e njohur, ka komentuar situatën e krijuar në lidhje me prokurorët dhe gjykatësit serbë, të cilët u dorëhoqëen vite më parë gjatë intervenimeve të Qeverisë së Kosovës në veri.
Surroi ka qenë kritike ndaj të dorëhequrve.

Në një opinion të botuar në KOHA, Surroi ka vlerësuar se kur u dorëhoqën, këta gjykatës dhe prokurorë u bënë argatë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Listës Serbe.
“Gjykatësit e prokurorët, që ishin pjesë e shtyllës së pavarur të pushtetit ku duheshin treguar profesionalizëm dhe përkushtim për zbatimin e ligjit, i dogjën kartat që në çastin kur vendosën të vepronin sipas diktatit politik. U bënë argatë të LS-së dhe Vuçiqit, e jo të drejtësisë” – shkroi Surroi.



