
Pas tre mandateve të vajzës së tij, Marigona Geci, familja Geci do të vazhdojë përfaqësimin e LDK-së në Skenderaj me Fadil Gecin.
Gani Geci ka njoftuar se vëllai i tij, Fadil Geci, do të jetë kandidati i LDK-së për deputet nga dega e Skenderajt. Në një postim për publikun, Geci kujtoi përkushtimin e vajzës së tij, Marigonës, e cila ka shërbyer me tri mandate si deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke përfaqësuar me dinjitet elektoratin e LDK-së dhe familjen Geci.
Ai shpjegoi se për shkak të pamundësisë ligjore që të kandidojë vetë, dhe me kërkesën e elektoratit rugovist, Kryesia e LDK-së ka vendosur që familjen Geci të vazhdojë ta përfaqësojë njëri nga vëllezërit, duke zgjedhur Fadil Gecin, ish-deputet në kohën e Presidentit Rugova.
Gani Geci dhe Marigona e përshëndetën kandidaturën e Fadilit dhe urojën sukses në garën për deputet, duke e parë këtë si një vazhdimësi të përfaqësimit të familjes Geci në skenën politike të LDK-së dhe Skenderajt.




