
Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka folur në lidhje me debatin që shpërtheu në rrjete sociale rreth temës së zgjedhjes së presidentes së re, Justina Shiroka-Pula.
Musliu ka vlerësuar se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, nuk ia ka bërë PDK-së “shah-mat”, por qytetarëve të Kosovës.
Postimi i plotë:
Po i shoh disa komentatorë politikë të ekzaltuar, që po pretendojnë se Albin Kurti ia bëri shah-mat PDK-së.
Por këta komentatorë duket se kanë harruar një gjë thelbësore: për gati gjashtë vjet, Albin Kurti ua ka bërë shah-mat qytetarëve dhe Republikës së Kosovës!
Tash, një manovër politike po na e shesin si fitore historike.
Politika nuk matet me atë se kush e zë kundërshtarin në kurth, por me atë se kush i shërben qytetarit dhe interesit të Republikës.
Shah-mati i vërtetë nuk është ai që pretendojnë sr ia bën PDK-së, por ai që po e paguajnë qytetarët e Kosovës me vite!



