Gazmir Raci: Patriarku serb kryeson meshën në funeralin e Mlladiqit, kriminelët vazhdojnë të glorifikohe

Analisti Gazmir Raci ka reaguar ndaj funeralit të Ratko Mlladiqit, duke kritikuar pjesëmarrjen e Patriarkut serb dhe mënyrën se si, sipas tij, po trajtohet figura e ish-komandantit serb të dënuar për gjenocid dhe krime të tjera në Bosnje.

“Patriarku serb kryeson meshën në funeralin e Ratko Mlladiqit, të dënuarit për gjenocid në Bosnje”, ka shkruar Raci.

banner

Ai ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe se nuk është ballafaquar me të kaluarën dhe se vazhdon, sipas tij, t’i glorifikojë personat e dënuar për krime lufte.

“Kisha Serbe jo vetëm që refuzon të ballafaqohet me të kaluarën kriminale, por vazhdon t’i bekojë dhe glorifikojë kriminelët e saj edhe deri në varr”, ka deklaruar Raci.

Sipas tij, nderimi i personave të dënuar për krime lufte çon në relativizimin e vetë krimeve dhe paraqet rrezik për paqen në rajon.

“Kur krimineli nderohet, krimi relativizohet. Ky është kërcënim për paqen në Ballkan, jo rrugë drejt integrimit në BE!”, ka përfunduar Raci.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.