Gjermania dhe Holanda eliminohen nga Paraguaji dhe Maroku me penallti në 1/16-at e Botërorit

Gjermania dhe Holanda janë eliminuar në mënyrë befasuese nga Kupa e Botës 2026, pasi u mposhtën pas ekzekutimit të penalltive nga Paraguaji dhe Maroku në ndeshjet e fazës së 1/16-ave.  

Gjermania barazoi 1-1 me Paraguajin pas 120 minutave, por u mposht 4-3 në penallti. Për katër herë kampionët e botës, kjo ishte humbja e parë ndonjëherë në një seri penalltish në historinë e Kupës së Botës.  

banner

Edhe Holanda u ndal nga Maroku pas barazimit 1-1, ndërsa marokenët triumfuan 3-2 në penallti, duke siguruar një kualifikim historik në fazën tjetër të turneut.  

Paraguaji tani do të përballet me fituesin e duelit Francë–Suedi, ndërsa Maroku do të luajë ndaj Kanadasë në raundin e 1/8-ave.  

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.