Gjinovci: Sulmi i Ramës ndaj Kallxo-s lidhet me raportimet për Prishtinën

Aktivisti Rron Gjinovci i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas deklaratave të këtij të fundit ndaj gazetares Jeta Xharra dhe platformës Kallxo.

Sipas Gjinovcit, kritikat e Ramës janë të motivuara nga raportimet që, sipas tij, Kallxo vazhdon t’i bëjë për qeverisjen në Komunën e Prishtinës.

banner

“Sulmi i Përparim Ramës ndaj Jeta Xharra dhe Kallxo është sulm i ulët i motivum prej faktit që Jeta dhe Kallxo vazhdojnë me raportu për keqqeverisjen në Komunën e Prishtinës”, ka shkruar ai.

Gjinovci ka kundërshtuar gjithashtu pretendimin se vënia në dispozicion e hapësirave publike për organizata përbën favor personal.

“S’e para, ato hapësina ti kur ia lëshon nji organizate a iniciative, ti s’je ka i bon favor atyne personalisht, por je tu i dhanë qytetit aktivitete për zhvillim socio-kulturor, ky është misioni yt”, është shprehur ai.

Në fund të reagimit, Gjinovci ka kritikuar edhe qasjen e Ramës, duke përdorur gjuhë të ashpër ndaj tij.

“Kjo mendësi provinciale e hakmarrjes personale kallxon që ti kot ke nejt në Londër, hala era bagla të vjen”, ka shkruar Gjinovci.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.