Guxim Nuhiu: Nëse kosovarët i kanë duruar ndërhyrjet e Ramës, le t’i durojë edhe ai protestat e tyre në Tiranë

Aktivisti nga Maqedonia e Veriut, Guxim Nuhiu, ka reaguar ndaj kritikave për pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Kosova në protestat që po mbahen në Tiranë, duke kujtuar ndërhyrjet e vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama në çështjet e Kosovës.

Nuhiu ka thënë se gjithmonë ka besuar se Rama nuk ka të drejtë të flasë në emër të Kosovës apo ta kritikojë publikisht atë në përballje me Serbinë.

banner

“S’ka të drejtë me e kritiku publikisht Kosovën kur ajo përballet me Serbinë. S’i kthehet shpina Kosovës në momente të vështira. S’çohet drafti i Asociacionit në Berlin e Paris pa e ditë Prishtina”, ka shkruar ai.

Ai ka përmendur edhe raportet e Ramës me ish-zyrtarë serbë dhe qëndrimet e tij për çështje të ndjeshme që lidhen me Kosovën.

“Krejt këto i kanë duru kosovarët. Nëse sot kosovarët dalin në shesh në Tiranë e protestojnë, le t’i durojë edhe Rama”, ka theksuar Nuhiu.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.