Haki Abazi dyshon se Kurti dëshiron zgjedhje të reja: Do të ketë konstituim të Kuvendit sa për sy e faqe

Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti I, ka kritikuar qasjen e VV-së ndaj formimit të institucioneve.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Abazi ka hedhur dyshime se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka në skenar edhe një palë zgjedhjesh të rej.

banner

“Tani vetë fakti që është shtyrë në ditën e fundit të afateve kushtetuese tregon se sa joserioze është qasja ndaj formimit të institucioneve. Posaçërisht duke marrë parasysh që nuk kemi parlament funksional për më shumë se tri vite. Do të thotë Kurti dhe strukturat e tij, ose Kurti vetë duke i vënë në veprim për nevojat e tij, ka sjellë momentin e fundit të krijimit të parlamentit të ri të Kosovës, Kuvendit, i cili realisht nuk do të ketë absolutisht asnjë vlerë për shkak se unë jam i bindur që i gjithë skenari është i përgatitur që të shkojmë në zgjedhje të reja, dhe ato në kohën e pushimit të dimrit. Do të thotë do të kemi një konstituim sa për sy e faqe dhe dështim të përzgjedhjes së presidentes/presidentit, dhe kjo dërgon mandej në krizë tjetër, e cila domosdoshmërisht kërkon zgjedhje të reja”, tha Abazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.