Hamiti i LDK-së: Me VV-në e vet, Albin Kurti e ka paralizuar Kosovën

Muhamet Hamiti, zyrtar i LDK-së dhe profesor universitar, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Hamiti ka pasur kritika të ashpra, duke vlerësuar se Kurti me VV-në e ka paralizuar Kosovën.

banner

Postimi i plotë:

Me Vetëvendosjen (VV) e vet, Albin Kurti e ka paralizuar shoqërinë dhe ekonominë e Kosovës, e ka izoluar shtetin, i ka sjellë vendit tonë sanksione ndërkombëtare.

Megjithatë, ka vazhduar të marrë përkrahje elektorale edhe mbas bllokimit të funksionimit kushtetues të institucioneve kryesore të shtetit, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, pothuaj gjatë gjithë kohës në vitet 2025-2026.

Deputeti Albin Kurti është ushtrues detyre i Kryeministrit të Kosovës, ndonëse Kushtetuta jonë nuk i lejon deputetit të ushtrojë edhe funksion ekzekutiv në shtet.

Deputetja Albulena Haxhiu është ushtruese e detyrës së Presidentit të Kosovës; edhe kryetare e Kuvendit. Të dytë të VV-së.

Kjo është gjendja e re normale në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.