
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin e të votojnë. Hamza pasi ushtroi të drejtën e tij për votë deklaroi se sot vendoset për katër vitet e ardhshme.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. I ftoj ta ushtrojnë të drejtën për votë sipas bindjeve të tyre politike, të votojnë në mënyrë të qetë, të lirë dhe demokratike. Ditë e bukur, ta shfrytëzojnë këtë ditë të bukur e të dalin të votojnë. Ne sot vendosim për të ardhmen për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Hamza./Koha



