Hamza i përgjigjet Kurtit: Ligji për Specialen nuk mund të përdoret për shantazh për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i është përgjigjur propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, në këmbim të zotimit të PDK-së për pjesëmarrje në votimin për president.

Në një konferencë për media, Hamza ka kundërshtuar lidhjen e këtyre dy çështjeve, duke thënë se Ligji për Dhomat e Specializuara nuk duhet të shndërrohet në pjesë të pazareve politike të minutave të fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. E kam thënë edhe po e ripërsëris, çështja e Ligjit të Dhomave të Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje tejkalon interesat e një partie politike dhe lidhet me luftën e UÇK-së dhe viktimat e luftës.

“Po flasim për historinë, të tashmen, të ardhmen e vendit tonë. Po flasim për luftën e drejtë, për viktimat që janë të Kosovës. UÇK ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike”, ka thënë Hamza.

Kreu i PDK-së e ka akuzuar Kurtin se po përpiqet ta përdorë votimin e ligjit si kusht për realizimin e një qëllimi politik në procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Qëllimi i kësaj teme është si ta përdor ligjin thjesht, direkt, për shantazh për me mbërri qëllimin politik. Cili është qëllimi politik, që me pasë një president politik dhe me përmbyll kapjen e institucioneve të shtetit”, ka deklaruar Hamza.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.