
Haradinaj vlerëson rolin e Presidentit Rugova në mbajtjen e unitetit kombëtar dhe mbështetjen në sfidat ndërkombëtare.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Presidentin Ibrahim Rugova në ditëlindjen e tij, duke e përshkruar si një bashkëpunëtor të çmuar në vitet e para të lirisë së Kosovës.
“Me Presidentin Rugova ishim bashkëpunëtorë në vitet e para të lirisë, pikërisht atëherë kur kishte sfida e tema me rëndësi nacionale. Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda vendit,” tha Haradinaj.
Ai shton se kujton idetë, qëndrimet dhe mbështetjen e Rugovës gjatë kohës kur ai ballafaqohej me drejtësinë ndërkombëtare: “Urime ditëlindja, President!”




