Haradinaj mbështet protestën kundër ekspozitës së Shkëlzen Gashit

Haradinaj fton qytetarët të dalin para Kuvendit për “mbrojtjen e së vërtetës së luftës së UÇK-së”.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetje për protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” të autorit Shkëlzen Gashi.

banner

Përmes një reagimi publik, Haradinaj e ka cilësuar protestën si të domosdoshme për të kundërshtuar çdo përpjekje për shtrembërimin e së vërtetës së Luftës Çlirimtare.

Ai u ka bërë thirrje bashkëluftëtarëve, familjarëve të të rënëve dhe gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, pjesëmarrja në këtë protestë është një mënyrë për të mbrojtur sakrificën për liri dhe për të ruajtur të vërtetën historike të luftës së UÇK-së.

Protesta është thirrur pas reagimeve të shumta ndaj ekspozitës së vendosur në sheshet e Prishtinës, e cila është kritikuar për pasaktësi në paraqitjen e masakrave gjatë luftës në Kosovë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.