
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, në emisionin “Adresa” në Kanal 10, ka bërë një dallim të qartë mes figurave historike të luftës dhe roleve politike të asaj kohe, duke komentuar procesin gjyqësor në Hagë.
Haradinaj theksoi se përgjegjësia operative nuk mund t’u vishet atyre që kishin funksione politike gjatë luftës, duke cilësuar si të pakuptueshme ngarkimin e ish-presidentit Hashim Thaçi me zhvillimet në terren.
“Ne e kemi pasur komandantin Adem Jashari. Vepra e tij e ka bërë legjendë, vepra e familjes së tij. Presidenti Thaçi nuk ka qenë komandant. Ka qenë drejtor i drejtorisë politike,” deklaroi Haradinaj, transmeton Express.



