“Revoltohet” PDK-ja: S’marrim më pjesë në komisione pa procedim të projektligjit për Specialen

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, në shenjë kundërshtimi për mosprocedimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, shkruan KOHA.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, më pastaj në një konferencë për media ka thënë se partia e saj nuk do të bëhet pengesë për funksionalitetin e institucioneve, por nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve pa u proceduar projektligji për Dhomat e Specializuara.

“Sot si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës morëm pjesë në komisionet parlamentare dhe dëshmuam edhe një herë atë që nuk mund të ketë prioritet më të rëndësishëm sot sesa sjellja e ligjit për Dhomat e Specializuara. Pra, si PDK, konsiderojmë se e kemi dëshmuar me veprime se nuk bëhemi pengesë për funksionalitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Mirëpo, ajo çka është krejtësisht e padrejtë është që të simulojmë normalitet për mbarëvajtje çështjesh të cilat kërkojnë veprim urgjent nga shteti”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.