Hashim Thaçi: Thonë se “burgu është për burra”, kjo shprehje më duket bezdisëse

Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, që po mbahet i paraburgosur në Hagë, ka dhënë një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu.

Në një pasazh, Thaçi ka kundërshtuar logjikën patriarkale të shqiptarëve se “burgu është për burra”.

banner

Këtë shprehje, Thaçi e ka cilësuar si bezdisëse.

“Në qershor 1999, lufta përfundoi. I takoj botës së shqiptarëve të mbijetuar. Sot faji im i vetëm është pse jam gjallë. Nuk i takoj kategorisë së njerëzve që thonë se burgu është për burra. Kjo shprehje më duket bezdisëse. Nuk jam altruist as asket. E kam bërë jetën, nuk jam fshehur prej saj. E kam ndjekur ritmin e maratonës” – ka shkruar Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.