Albulena Haxhiu propozon që nënkryetarët të votohen veç e veç

Seanca konstituive e Kuvendit ka filluar me një konsultim në lidhje me mënyrën e votimit të nënkryetarëve.

Haxhiu ka ftuar shefat e grupit parlamentar të VV-së, PDK-së, LDK-së, Listës Serbe dhe komuniteteve joshumicë joserbe.

banner

Haxhiu ka vlerësuar se janë dakorduar për të votuar veç e veç.

Në emër të VV-së, Arbërie Nagavci ka konfirmuar se janë për të votuar veç e veç.

PDK-ja ka vlerësuar se për t’u ndryshuar mënyra e votimit duhet konsensus mes grupeve parlamentare të Kuvendit.

Përparim Gruda, deputet i PDK-së, ka vlerësuar se PDK-ja e pranon ndryshimin e mekanizmit të votimit të nënkryetarëve vetëm nëse VV-ja garanton themelimin e Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.