
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, ku Lumir Abdixhiku mori besimin e shumicës së delegatëve për të vazhduar në krye të LDK-së.
Në një postim në rrjetet sociale, Bajrami tha se ishte në mesin e 152 delegatëve që besuan se partisë i duhej ndryshimi, ndërsa theksoi se shumica e delegatëve vendosën ndryshe.

“Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe”, ka shkruar Bajrami.
Ajo shtoi se në LDK fitoi demokracia.
“Në shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton demokracia. Urime, LDK!”, ka shkruar Bajrami.



