Ilir Ferati mbështet Abdixhikun: Koha e fajësimeve selektive ka përfunduar, përgjegjësia është e barabartë për të gjithë

Deputeti i LDK-së, Ilir Ferati, ka reaguar në debatin e brendshëm që është hapur pas rezultatit zgjedhor, duke kundërshtuar përpjekjet që, sipas tij, e zhvendosin të gjithë përgjegjësinë te niveli qendror i partisë.

Ferati ka vlerësuar se kërkesa për reflektim është legjitime, por ajo duhet të përfshijë të gjitha nivelet e organizimit të LDK-së.

banner

“Është thellësisht shqetësuese që disa struktura të LDK-së, në vend të një analize të ndershme mbi përgjegjësitë që i takojnë secilit nivel, po përpiqen ta zhvendosin të gjithë barrën e rezultatit vetëm te niveli qendror”, ka shkruar ai.

Sipas Feratit, askush nuk mund të pretendojë sukses të plotë, ndërsa dështimet t’ua atribuojë vetëm të tjerëve.

Ai ka kujtuar gjithashtu se kryetari i LDK-së është rikonfirmuar së fundmi nga Kuvendi i partisë dhe ka paralajmëruar kundër krijimit të praktikës që pas çdo procesi zgjedhor të kërkohet dorëheqja e kryetarit.

“LDK sapo ka kaluar zgjedhjet ku është rikonfirmuar kryetari aktual dhe nuk duhet të krijohet precedent që pas çdo procesi zgjedhor të kërkohet dorëheqja e kryetarit”, ka theksuar Ferati.

Në fund, ai ka bërë thirrje për unitet, vetëkritikë dhe përgjegjësi të përbashkët brenda partisë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.