Ilir Kërçeli kritikon PDK dhe LDK: Po refuzojnë ofertën për formimin e institucioneve

Ilir Kërçeli, deputet i VV, ka shkruar një status, ku ka komentuar rrjedhat politike në Kosovë.

Kërçeli ka vlerësuar se PDK dhe LDK po refuzojnë ofertat e VV për të themeluar institucionet.

banner

Postimi i plotë:

Asnjëri nga kandidatët e LDK-së, po as nga subjektet e tjera, nuk i ka mbi 120,000 vota.

Bile, gjashtë të parët e LDK-së, tre të parët e PDK-së, si dhe i gjithë grupi parlamentar i AAK-së, kanë vota aq sa kishte i nominuari i Lëvizjes Vetëvendosje! për president, Glauk Konjufca.

Edhe pse ishte nominuar për president dhe pastaj u futëm në zgjedhje, përsëri Lëvizja Vetëvendosje! ka bërë koncesion, duke tërhequr një emër politik për të lënë hapësirë për një emër konsensual.

Cila është oferta e Lëvizjes Vetëvendosje!?

Për PDK-në: po e zgjedhim një president konsensual dhe kryetarin e Kuvendit për PDK-në. Njërën nga tri pozitat e larta të shtetit. Dhe gjatë votimit për president mund të votoni kundër, mirëpo merrni pjesë në formimin e institucioneve.

Për LDK-në, e cila me 30 deputetë kishte hyrë në qeverisje duke e dhënë edhe pozitën e presidentit, edhe kryeparlamentarit, zëvendëskryeministrin dhe tre ministra, ose kryetarin e Kuvendit e tri ministri, edhe pse sot i ka 18 deputetë. Po ashtu, edhe për deputetët e LDK-së: merrni pjesë në votim dhe votoni kundër.

Edhe LDK-ja, edhe PDK-ja po bëjnë thirrje për ta votuar kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët, edhe pse po refuzojnë ofertën për formimin e institucioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.