Ismaili nga Gjilani: Programi i Bedri Hamzës i ul çmimet dhe faturat e energjisë elektrike

Nënkryetari i PDK-së thotë se programi i Bedri Hamzës parasheh heqjen e TVSH-së nga energjia elektrike dhe produktet esenciale.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka vizituar sot qytetin e Gjilanit, ku paraditen e ka kaluar në takime me qytetarë në Tregun e Gjelbër.

banner

Gjatë bashkëbisedimeve me qytetarët, Ismaili tha se shqetësimi kryesor i tyre lidhet me rritjen e vazhdueshme të faturave të energjisë elektrike si dhe çmimet e larta të produkteve bazike, të cilat po bëhen gjithnjë e më të papërballueshme për shumë familje, veçanërisht në këtë periudhë dimri.

Ai theksoi se programi qeverisës i kandidatit për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ofron zgjidhje konkrete për të lehtësuar barrën ekonomike të qytetarëve. “Me programin e Bedri Hamzës, do ta heqim TVSH-në nga faturat e energjisë elektrike dhe nga produktet esenciale, në mënyrë që qytetarët të paguajnë më pak për rrymën dhe për gjërat bazike të përditshme”, deklaroi Ismaili.

Sipas tij, këto masa kanë për qëllim uljen e kostos së jetesës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, duke i bërë ekonomitë familjare më të qëndrueshme dhe duke ofruar mbështetje reale për familjet që po përballen me vështirësi financiare.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.