“Jam Albini púshkë me qitë”, Sibel Halimi e LDK-së i reagon Llalloshit: Kujt do t’i drejtohen plúmbat artiste e dashur?

Kandidatja e LDK-së për deputete reagon ndaj vargut “Jam Albini, pushkë me qitë”, të kënduar nga Edona Llalloshi në tubimin e VV-së në Zvicër.

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputete, Sibel Halimi, ka reaguar ndaj këngës së interpretuar nga këngëtarja Edona Llalloshi në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) të mbajtur në Zvicër, ku ishte i pranishëm edhe kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti.

banner

Përmes një statusi në rrjete sociale, Halimi ka kritikuar ashpër përmbajtjen e këngës, duke thënë se romantizimi i dhunës nuk përbën art dhe se arti nuk duhet të shërbejë si thirrje për të qëlluar.

“Romantizimi i dhunës nuk është art.

Arti nuk është pushkë, as thirrje për të qëlluar.

Arti është ndërgjegje, është pyetje, është dritë që e ndal dorën para dhunës.

‘Jam Albini, pushkë me qitë’, kujt do t’i drejtohen plumbat, artiste e dashur?!”, ka shkruar Halimi.

Ajo thekson se roli i artistit nuk është të nxisë dhunë, por të sfidojë padrejtësinë dhe frikën përmes ideve dhe mesazheve humane.

“‘Pushka’ e artistit nuk duhet t’i drejtohet askujt si armë, por padrejtësisë si ide, frikës si sistem, dhe heshtjes si bashkëfajësi.

Vendit i duhet paqja dhe mirëqenia, jo romantizimi i dhunës”, ka theksuar ajo.

Në fund, Halimi nënvizon përgjegjësinë morale të artistëve në shoqëri.

“Artisti ka përgjegjësi të mos bëhet jehonë e instinkteve të errëta, por zë i arsyes, i humanizmit dhe i shpresës.

Kur arti humb këtë busull, ai pushon së qeni art dhe shndërrohet në propagandë”, ka përfunduar Halimi.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.