Jeta Xharra: Rama po hakmerret ndaj BIRN-it për raportimet e Kallxo.com

Drejtoresha e BIRN Kosovës, Jeta Xharra, ka reaguar pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi për ndërprerjen e marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel.

Xharra ka deklaruar se vendimi i Ramës është një hakmarrje ndaj BIRN-it për raportimet e publikuara nga Kallxo.com, përfshirë edhe artikujt e rubrikës “Krypometër”, të cilët, sipas saj, kanë demaskuar pretendime të pavërteta të profilit anonim “Lule Gjeli”.

banner

Përparim Rama ka vendos me na u hakmarr për shkak se kemi publikuar 13 Krypometra, pra 13 artikuj që tregojnë se faqja ‘Lule Gjeli’ rren”, ka shkruar Xharra.

Ajo tha se vendimi vjen pas një diskutimi që kishte pasur me Ramën lidhur me një raportim të Kallxo.com për përmbytjen e rrugës “Agim Ramadani”, ndërsa shtoi se në njoftimin zyrtar të Komunës nuk përmendet fare rasti “Lule Gjeli”.

Sipas saj, në njoftimin e Drejtorisë së Pronës thuhet se arsyeja e ndërprerjes së marrëveshjes lidhet me mosrealizimin e projektit sipas dinamikës së paraparë.

Xharra mbrojti edhe projektin “Reporting House”, duke thënë se ai është vizituar nga mbi 23 mijë persona, ndërsa e cilësoi si të pajustifikuar penalizimin e muzeut për çështje që, sipas saj, nuk kanë lidhje me funksionimin e tij.

Sa i përket profilit “Lule Gjeli”, Xharra konfirmoi se në vitin 2020Kallxo.com ishte publikuar një opinion i nënshkruar me këtë pseudonim.

Sipas saj, autori kishte kërkuar të mos i publikohej identiteti, duke pretenduar se rrezikonte vendin e punës nëse artikulli do të publikohej me emrin e tij të vërtetë.

Megjithatë, Xharra tha se, sapo profili filloi të publikonte informacione të pavërteta në rrjetet sociale, Kallxo.com ishte ndër mediat e para që e denoncoi atë përmes rubrikës “Krypometër”, gjë që, sipas saj, solli edhe sulme të vazhdueshme ndaj mediumit nga ky profil.

Nuk mund të penalizohet muzeu në vitin 2026 për një artikull (pa asnjë të pavërtetë) që është botuar në vitin 2020 në Kallxo.com”, shkroi Xharra.

Ajo shtoi se pret që institucionet kompetente ta zbardhin plotësisht rastin dhe identitetin e personit që qëndron pas profilit “Lule Gjeli”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.