
Kandidatja thotë se realiteti politik e ka motivuar për angazhim më të përgjegjshëm dhe me zgjidhje konkrete.
Kandidatja e PDK-së për deputete, Jeta (Adonjeta) Zymberi-Selmani, i është rikthyer garës për mandatin e ardhshëm parlamentar, duke kandiduar me numrin 54 në listën e kësaj partie.
Ajo ka deklaruar se realiteti politik dhe shoqëror në vend e ka motivuar të angazhohet sërish, duke theksuar nevojën për një qasje më të përgjegjshme, realiste dhe punëtore në përfaqësimin politik. Zymberi-Selmani shprehet e vendosur të flasë hapur, të mbrojë interesin e qytetarëve dhe të përballet me keqmenaxhimin, duke theksuar se synon zgjidhje konkrete e jo premtime boshe.
E njohur për angazhimin e saj në kulturë, media dhe çështje sociale, ajo është cilësuar si “zë i së vërtetës, kulturës dhe avokimit social”. Po ashtu, është shpallur “Ambasadore e Paqes” nga Rrjeti Global për Evolucionin Socio-Ekonomik dhe Financiar.
Zymberi-Selmani ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës.



