
Jetlir Buja i përgjigjet Kim Mehmetit, publicisti që tha se kosovarët nuk flasin as gegërisht, as toskërisht, por një gjuhë për ta mbuluar injorancën e tyre”.
Gazetari Jetlir Buja ka kritikuar Mehmetin dhe tjerët si ai, që sipas Bujës, për dekada kanë tentuar të mbulojnë injorancën e tyre me standarde të imponuara të gjuhës. Ai theksoi se disa përdorin toskërishten, të tjerë gegnishten, por të dyja tingëllojnë “tepër të panatyrshme për neve kosovarëve”.
“Qe sa e sa dekada injorancen e tyre tipa si ky e mbulojne qofte me standardin e tosknishtes qe na e mbivendosen dhunshem, qofte me ate te gegnishtes.”
Buja nënvizoi se kosovarët janë rebelë dhe nuk pranojnë të nënshtrohen.
“Te dyja kane tingellu teper te panatyrshme per neve kosovareve. Sepse ne jemi rebele. S’nenshtrohemi. E kemi leju gjuhen tone me u zhvillu natyrshem. Sepse ashtu duhet. Rregullat e gjuhes duhet me iu sherby njerezve. E jo njerezit rregullave te gjuhes.”
Ai shtoi se Mehmeti nuk ka hall për gjuhën, por për faktin që po zbulohet injoranca e tij.
“Mirepo, tipat si ky s’e kane hallin e gjuhes. E kane hallin qe injoranca po iu zhvishet. Meqe s’po ia rrase sot kush as standardit qe e perdorin ku shtrihen stilizume e sinonimizime qesharakisht te panevojshme, ata po ekspozohen si foles e shkrues te kote.”



