Joseph: Pezullimi i dialogut strategjik nga ShBA-ja është gjë serioze, Kosova të mësojë nga kjo

Edward Jospeh, profesor amerikan, ka folur në lidhje me raportet mes Kosovës dhe ShBA-së.

Sipas tij, pezullimi i dialogut strategjik është gjë serioze.

banner

Në një intervistë në Kanal 10, Joseph ka treguar se pse, sipas tij, erdhi ky pezullim.

“Në shtatorin e vitit të kaluar, ShBA-ja pezulluan dialogun strategjik. Kjo është gjë shumë serioze, sepse ShBA-ja e vazhdon atë me Serbinë, ndërkaq e mban këtë qëndrim me Kosovën. Kosova duhet të mësojë nga kjo, pra nuk guxon, nuk bën ta humbë këtë raport me një dobiprurës të saj dhe të humbë këtë mundësi strategjike…Ky pezullim, sikurse e dimë, ka pasur të bëjë me lëvizje dhe politika agresive me veriun e vendit dhe komunitetit serb, jo lidhur me Serbinë, jo ndaj Serbisë” – tha Joseph, ndër të tjera, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.