Kica-Xhelili: Abdixhiku ka votëbesimin e partisë, përgjegjësinë për rezultatin e kemi të gjithë

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka bërë thirrje për unitet brenda partisë mes debateve që janë hapur pas rezultatit zgjedhor, duke kërkuar që reflektimi të mos shndërrohet në përçarje.

Në një reagim publik, ajo ka theksuar se LDK-ja nuk është pronë e askujt dhe se përgjegjësia për rezultatin zgjedhor duhet të ndahet nga të gjithë.

banner

“Po, rezultati kërkon reflektim. Por reflektimi duhet të na bashkojë, jo të na copëtojë. Fundja, përgjegjësi kemi të gjithë, njësoj”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Ajo ka vlerësuar se Kosova po përballet me një krizë institucionale, politike dhe të jashtme, prandaj vendit i duhet një LDK e fortë dhe e bashkuar.

“Sot Kosovës i duhet një LDK e qartë, e fortë dhe e përgjegjshme. Jo një LDK e futur në përplasje publike”, ka theksuar ajo.

Kica-Xhelili ka rikujtuar gjithashtu se kryetari Lumir Abdixhiku ka marrë votëbesimin e delegatëve në Kuvendin e janarit dhe se debatet duhet të zhvillohen brenda organeve të partisë.

“LDK-ja duhet të mbrohet sidomos kur është më e ekspozuar. Sepse ata që duan ta dobësojnë, nuk presin moment të qetë”, ka deklaruar ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.