
Glauk Konjufca, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë.
Në lidhje me temën e kryetarit të Kuvendit, Konjufca ka pasur një paralajmërim.

Sipas Konjufcës, kryetari tashmë është vendosur, duke theksuar se ia merr mendja se Albulena Haxhiu do të jetë propozimi i njëjtë.
“Unë mendoj që kryetaren e Kuvendit tashmë e kemi vendosur, ajo është zonja Haxhiu. Dhe ma merr mendja që do jetë propozimi i njëjtë”- tha Konjufca para mediave.
“PDK më shumë qëndron në pozicione të cilat i kemi parë më moti, ato janë pozicione të vjetra që i kemi parë dhe u shprehën edhe në takim me Kryeministrin Kurti. Sa i përket LDK-së përshtypja jonë është që përkundër herave të kaluara, kësaj here ka vullnet më të madh për ta tejkaluar këtë moment në të cilin ndodhet Kosovë”- tha Konjufca.



